Dhuron të hollat e haxhillëkut për luftën kundër Covid-19

Morën vendim autoritetet saudite që vetëm një mijë persona(të gjithë banorë vendës), do të lejohen për ta kryer haxhillëkun këtë vit.

Qe disa vjet Shirin Nazirmadova, mjeke nga pjesa jugore e Taxhikistanit, ka kursyet të holla për ta paguar shumën që nevojitet për haxhillëk.

Mirëpo ëndrra e saj u shua pasiqë Arabia Saudite vendosi t’ua ndalojë pelegrinazhin shtetasve të huaj këtë vit.

Të hollat e kursyera për haxhillëk ia ka dhuruar një spitali lokal për të blerë materiale të nevojshme.

Spitali i përdori këto të holla për të blerë pajisje mbrojtëse personale për stafin dhe ilaçe për pacientët.