Shpikin testin që zbulon kancerin 4 vjet para

Testi i quajtur PanSeer zbulon kancerin e stomakut, ezofagut, kolorektalit, mushkërive dhe mëlçisë.

Një ekip ndërkombëtar i studiuesve kanë zbuluar nëse një individ ka një nga pesë llojet e zakonshme të kancereve, përmes një testi jo-invaziv të zhvilluar, që mund të zbulojë  katër vjet para se ti shfaqet.

Një nga autorët kryesore të këtij studimi Kun Zhang tha “Qëllimi përfundimtar do të ishte kryerja e testeve të gjakut si kjo në mënyrë rutinore gjatë kontrolleve vjetore të shëndetit. Por më kryesorja tani është testimi i njerëzve në rrezik më të lartë, bazuar në historinë familjare, moshën ose faktorët e tjerë”.